VOLUME 06 / SEPTEMBER 2014http://dspace.epoka.edu.al/handle/1/20802024-03-29T14:24:33Z2024-03-29T14:24:33ZShërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë ShërbimABDURRAHMANI, Tiditahttp://dspace.epoka.edu.al/handle/1/20892021-06-06T13:37:50Z2014-09-01T00:00:00ZShërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë Shërbim
ABDURRAHMANI, Tidita
Punimi në vijim, pjesë e prezantimeve në workshopin ndërkombëtar IWES 2014, bazohet në një rishikim të literaturës dhe kuadrit rregullator ligjor të huaj dhe vendas mbi shërbimin psiko-social dhe efektshmërinë e këtij shërbimi në mjedisin arsimor shqiptar. Duke gjurmuar përkuizimet e psikologjisë shkollore që në illimet e studimeve në këtë fushë në vitet ‘60 dhe duke vijuar me përkuizimet bashkëkohore të këtij lëmi dhe fushe studimi, atyre të Shoqërisë Amerikane të Psikologjisë (APA), punimi përcjell idenë që paragjykimet e mjedisit arsimor shqiptar për rolin e psikologut shkollor e kanë zanaillën e tyre në retorikën e përdorur për të përcaktuar gamën e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të këtij profesionisti, si dhe në mentalitetin frenues të shoqërisë shqiptare e cila e vesh këtë profesionist me funksionet e një psikologu klinik që duhet të ndërhyjë në shkollë sa herë që situatat kthehen në problematike. Ky punim më tej dëshmon që gjuha ligjore e përdorur më pas në Ligjin e Arsimit Parauniversitar 69/2012 dhe në dispozitat normative të hartuara në zbërthim të këtij ligji, nxit bashkëpunimin mes mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare dhe psikologëve shkollorë,
duke mundësuar në këtë mënyrë që edhe vetë nxënësit të familjarizohen me rolin edukues, konsultues dhe informues të psikologëve shkollorë, duke rritur në këtë mënyrë edhe efektshmërinë e shërbimit të tyre. Duke marrë shkas nga një studim Dr. Elida Rapti mbi perceptimet e adoleshentëve mbi efektshmërinë e shërbimit psikologjik në shkolla, punimi më pas fton për një gjallërim të mëtejshëm të rolit të punonjësve social si profesionistë të domosdoshëm komplementarë ndaj shërbimit psikologjik në shkollat shqiptare.
2014-09-01T00:00:00ZStudimet Sociologjike Duhet të Jenë sa më Pranë Qytetarëve dhe në Shërbim të Çështjeve PublikeÇEÇI, Nuredinhttp://dspace.epoka.edu.al/handle/1/20882021-06-06T13:34:34Z2014-09-01T00:00:00ZStudimet Sociologjike Duhet të Jenë sa më Pranë Qytetarëve dhe në Shërbim të Çështjeve Publike
ÇEÇI, Nuredin
Në këndvështrimin e sociologut, në këtë artikull synoj të argumentoj se cili është roli i sociologëve të vërtetë në zhvillimin e një shoqërie, sidomos të një shoqërie si kjo e jona, në të cilën kurimi i “sëmundjeve” të shumta, është një nevojë urgjente. Për rrjedhojë nevoja për një analizë sociale bëhet edhe më e domosdoshme. Për ta njerrë më mirë në dukje rolin e sociologëve në funksionimin dhe zhvillimin e një shoqërie sa më të harmonishme e demokratike është e nevojshme të kujtojmë se çfarë studion sociologjia? Me pak fjalë, sociologjia është studimi shkencor i shoqërisë njerëzore, i grupeve të ndryshme sociale. Duke qenë se sociologjia si objekt kryesor të saj ka studimin e shoqërisë njerëzore dhe gjendjen e saj, atehere shoqëria shqiptare ka nevojë për sociologë, për një analizë të thellë të problemeve sociale. Situatat nëpër të cilat po kalon vendi ynë tregojnë qartazi se, krijimi i një
“diagnoze” për kurimin e shoqërisë sonë, kthimi i saj në një gjendje të shëndetshme është imediate. Këtë më mirë se sociologët e sociologjia nuk mund ta bëjë asnjë shkencë tjetër. Kjo, pasi objekti kryesor që sociologjia studion, është vetë shoqëria njerëzore dhe gjendja e saj.Zhvillimet dramatike ekonomike dhe reformat e thella sociale që janë ndërmarrë në vend gjatë tranzicionit kanë hapur shumë plagë sociale, e kanë bërë të pashmangshme nevojën e kurimit të tyre. Në këtë kontekst social përzgjedhja midis një disipline që formon kurues dhe një disipline që formon projektues e parandalues sociale, duhet të anojë nga e dyta. Në këto rrethana sociologjia dhe sociologët duhet të jenë më fatlumë. Për këtë nevojitet një perceptim më i drejtë i ploitikave sociale. Shërbimet riintegruese duhet të mbizotërojnë në raport me shërbimet rehabilituese. Mendimi ekonomik, perceptimi i politikave sociale duhet të mbështeten edhe në mendimin shoqëror, studimet sociologjike, mendimin e sociologut. Vetëm kështu
mund të hartohen politika të qarta për zhvillimin social të vendit, të projektohet një Shqipëri humane e sociale. Kërkesa shoqërore për mendimin sociologjik duhet të jetë përtej të sotmes, sepse vetëm kështu mund të inkurajohet oferta sociologjike në Shqipëri.Prestigji akademik dhe shoqëror i sociologjisë si disiplinë shkencore në vendin tonë duhet të jetë po aq i respektuar sa në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera perëndimore. Jo vetëm kaq, por edhe statusi profesional isociologut dhe nevojat për ekspertizën e tij duhet të kuptohen dhe vlerësohen edhe më mirë në një shoqëri si kjo e jona, e cila edhe sociologjikisht ka pësuar e po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Shoqëria shqiptare, ashtu si shoqëria amerikane dhe çdo shoqëri moderne, duhet ta ndjejë nevojën e sociologut, të dijes dhe të shërbimeve të vyera që mund të ofrojë ai.Përpunimi i ideve që lidhen me ripozicionimin e sociologut në tregun e punës, si dhe me rikonceptimin e studimeve sociologjike për të qenë ato sa më pranë qytetarëve dhe sa më shumë në shërbim të çështjeve publike, përbën sot një prioritet për studiuesit e shoqërisë shqiptare. Sot, pas gati 23 vitesh aktivitet degët e reja, të hapura rishtazi (ku bën pjesë dhe
sociologjia), jo vetëm do duhej të njiheshin mirë, por duhej të jepnin edhe kontribut për zhvillimet e vendit, duke iu dhënë tashmë statusin e profesioneve të airmuara.
2014-09-01T00:00:00ZShërbimi Psikologjik në Shqipëri dhe Nevojat Psikologjike tek Shqiptarët Ndër Vite (pas vitit 1990)HALIMI, Arbjolahttp://dspace.epoka.edu.al/handle/1/20872021-06-05T12:05:32Z2014-09-01T00:00:00ZShërbimi Psikologjik në Shqipëri dhe Nevojat Psikologjike tek Shqiptarët Ndër Vite (pas vitit 1990)
HALIMI, Arbjola
Shqipëria si një nga vendet me tranzicion të zgjatur ka patur dhe zhvilluar problematikat e saj në planin psikologjik të cilat janë trajtuar speciikisht nga autorë të shumtë ndër vite. Artikulli në vijim bën përpjekje për ti paraqitur ato së bashku dhe në vijimësi për të ruajtur paksa një vështrim sistemik dhe tërësor mbi këtë, në ruajtje të perspektivës se problemet psikologjike nuk lindin në vakum por formësohen si pasojë e kushteve të tjera me natyrë sociale, ekonomike, familjare, etj. Ai është gjithashtu edhe një tentativë krahasuese me atë se çka mund të ketë qenë problematikë me karakter psikologjik para vitit 1990 si dhe një tentativë identiikuese e nevojave psikologjike tek shqipëtarët më të spikatura gjatë tranzicionit duke përshkruar paralelisht edhe natyrën dhe speciikat e shërbimit psikologjik në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Metodat e përdorura në paraqitjen e të dhënave janë disa dhe artikulli përshkruan vetëm një pjesë të këtyre të dhënave pjesë e një studimi më të gjerë Ndër këto metoda janë pyetësorë dhe intervista të hapura me subjekte mbi 45 vjeç, intervista me profesionistë të fushës si dhe vëzhgime dhe statistika të kushteve social ekonomike në Shqipëri në këto vite. Është arritur të ndërtohet një piramidë e nevojave më të spikatura psikologjike të identiikuara më shumë tek shqiptarët në këto vite.
2014-09-01T00:00:00ZRehabilitimi me Bazë Komunitarë, Sfidë e Shërbimeve Psiko- Sociale për Personat me Aftësi të KuizuarMUSTAFARAJ, Elonahttp://dspace.epoka.edu.al/handle/1/20862021-06-05T11:58:06Z2014-09-01T00:00:00ZRehabilitimi me Bazë Komunitarë, Sfidë e Shërbimeve Psiko- Sociale për Personat me Aftësi të Kuizuar
MUSTAFARAJ, Elona
Ky punim është një përpjekje për të paraqitur një nga sidat më të rëndësishme të shërbimeve psiko-sociale sot, rehabilitimin me bazë komunitarë për personat me aftësi të kuizuar. Qëllimi i programeve rehabilituese është “ Fuqizimi i personave me aftësi të kuizuar, familjarëve të tyre dhe komunitetit nëpërmjet promovomit të gjithëpërfshirjes, eleminimit të stigmës, dhe lehtësimit të aksesit në shëndetësi, edukim dhe mundësi të barabarta”. Puna me personat të cilët janë prekur që nga lindja ose jo, nga aftësia e kuizuar izike, shqisore apo mendore sot është një kërkesë e drejtuar ndaj profesionistëve të shërbimeve sociale, organizatave, institucioneve dhe të tjerë aktorëve të cilët operojnë në këtë fushë. Rehabilitimi me bazë komunitare ëshë një mundësi për të ndërhyrë duke ndërthurur, shërbimet psikologjike, sociale, arsimore, shëndetësore, kulturore dhe ekonomike. Zbatimi i programeve me bazë komuntarë është sidë sepse kërkon specialistë të trajnuar për njohjen e parimeve dhe llojit të ndërhyrjeve, kërkon mbështetje inanciare, ndërgjegjësim të opinionit publik dhe mbi të gjitha bashkëpunimi të ngushtë me personat me aftësi të kuizuar dhe komunitetit. Në fund të fundit kjo është edhe ajo që kërkohet të arrihet nga implementimi i programeve të tilla. Realizimi i këtij punimi është mbështetur në Guidën e Rehabilitimit me Bazë Komunitarë si një udhëzues i promovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit,
Organizita Botërore e Kulturës dhe Arsimit dhe së fundi ( 2004) nga Organizata Botërore e Punës. Rekomandimet e punimit theksojnë se në përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi të kuizuar hartimi i programeve me bazë komunitare duhet të jënë fokus i qeverisjes qendrore e lokale, i vetë orgazniztave të personave me aftësi
të kuizuar dhe çdo organizmi tjeter të interesuar. Përitues të programeve të tilla do të ishin personat me aftësi të kuizuar, familjarët, specialistët e shërbimeve psikosociale, organizmat e ndryshëm, komuniteti , e të tjerë.
2014-09-01T00:00:00Z