Abstract:
Pas një periudhe të trazuar që mbulon më shumë se tre dekada, besoj se duhet të ketë një fokusim më të madh rreth fushes se sigurise urbane/sociale e cila ka qenë preh e zhvillimeve të larmishme politike dhe sociale që nuk bëjnë gjë tjetër vecse e dobësojnë perceptimin ndaj saj.
Në fushën e sigurisë urbane/sociale janë ndërmarrë nisma të shumta të cilat deri tani kanë sjellë përmirësime të rezultateve, por që nuk e kanë shënjestruar nëqendër objektivin. Jam i bindur që duhet të ketë një zgjidhje më të thjeshtë, por që gjithsesi kërkon një impenjim të konsiderueshëm si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, por ajo që unë mendoj se është më e rëndësishme ka të bëjë me një ndërgjegjësim të vetë qytetarëve në lidhje me prodhimin e sigurisë urbane/sociale nga vetë ata me mbështetjen e autoriteteve shtetërore në përgjithësi dhe atyre ligjzbatuese në vecanti.
Qëllimi i këtij punimi është të kontribuojë në përmirësimin e perceptimit të sigurisë dhe në
kuptimin më të thelluar të kësaj cështjeje kaq të lidhur me mënyrën e jetesës së qytetarëve dhe me ndikimin që ajo ka në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimkin ekonomiko-social të një vendi.
Metoda e përdorur në këtë punim është ajo e kërkimit sasior duke marrë në konsideratë
literaturën e deritanishme dhe politikat e ndërmarra në fushën e sigurisë në Shqipëri në këto dekadat e fundit.
Në një mjedis të pasigurt nuk mund të ketë një jetë të qetë të qytetarëve dhe për rrjedhojë nuk mund të zhvillohen veprimtari sociale dhe ekonomike afatgjata. Në këtë perspektivë nuk mund të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me pasojat logjike që kjo situatë sjell. Pa një mjedis të sigurt nuk mund të pretendohet një hyrje në periudhën afatshkurtër në BE.