Abstract:
Ky punim shqyrton rolin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në zbatimin e standardeve te Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj), gjatë vlerësimit të parimit të aksesit në gjykatë dhe parimit të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, pjesë të nenit 6 të KEDNj-së. Në të analizohet nëse dhe në çfarë mase jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me këto parime të KEDNj-së.
Evidentimi dhe analiza e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë shtrihet për periudhën kohore 2010-2024. Ajo ka për qëllim të evidentojë rastet kur interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ka qënë në përputhje me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) dhe rastet kur kjo praktikë është larguar prej saj. Së fundmi, ky punim konkludon me një përmbledhje të gjetjeve kryesore dhe rekomandime për rolin e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin e KEDNj-së.