Abstract:
E drejta e privatësisë është një nga të drejtat themelore të njeriut. Ajo është e sanksionuar në Kushtetutat e vendeve më demokratike të botës duke u mbrojtur nga “Deklrarata Universale e të Drejtave të Njeriut” gjithashtu dhe nga “Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”. E drejta për privatësi përfshin një sërë elementësh të cilët në thelb përbëjnë atë që quhet jetë private e individit. Ajo përfshin të drejtën për të mbrojtur intimitetin, identitetin, emrin, gjininë, nderin, dinjitetin, pamjen, ndjenjat, orientimin seksual, korrespondencën dhe gjendjen shëndetësore të një personi. Privatësia me rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit, të rrjeteve sociale është vënë ndjeshëm në rrezik. Shqipëria pavarësisht se ka bërë hapa pozitiv në funksion të mbrojtjes së saj ka ende punë për të bërë veçanërisht në funksion të anëtarsimit të saj në familjen e madhe Europiane.
Ky studim analizon kuadrin ligjor të privatësisë në Shqipëri në raport me standardet e BE-së, duke shqyrtuar përparimet e bëra dhe sfidat që hasen në zbatimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga analiza rezultoi se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv për mbrojtjen edhe garantimin e të drejtës për privatësi në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.