Abstract:
Në epokën digjitale, kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së dinjitetit personal janë bërë gjithnjë e më të paqarta, veçanërisht në kontekstin e shpifjes dhe fyerjes në platformat online. Ky punim synon të analizojë përgjegjësinë penale për shpifje dhe fyerje në Shqipëri, duke shqyrtuar kornizën ligjore aktuale dhe sfidat që paraqet zhvillimi i teknologjisë dhe mediave sociale. Studimi do të trajtojë raportin mes të drejtës për lirinë e shprehjes, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar, dhe nevojës për të mbrojtur dinjitetin dhe reputacionin e individëve nga abuzimi me lirinë e shprehjes në hapësirën digjitale. Në aspekt të metodologjisë, për kryerjen e studimit do të përdoret metoda analitike e legjislacionit dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe metoda krahasimore e legjislacionit shqiptar dhe atij të Bashkimit Evropian. Punimi synon që t’i përgjigjet pyetjes hulumtuese kryesore: Si qëndron liria e shprehjes në mjedisin digjital në raport me mbrojtjen e dinjitetit të individit dhe cili është kuptimi i proporcionalitetit në vendosjen e kufizimevë në lirinë e shprehjes në mjedisin digjital?