Abstract:
Të burgosurve i mundësohet garantimi i plotë i të drejtave të njeriut përgjatë kohës së kryerjes së dënimit. Nëpërmjet implementimit të standardeve që udhëzojnë jetesën e tyre në institucionet e vuajtjes së dënimit, ata gëzojnë mbrojtje ndaj çdo lloj abuzimi. Një ndër garancitë më të mëdha që i ofrohet është mbrojtja ndaj trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues. Shqipëria mundëson një sërë standardesh për implementimin e kësaj mbrojtje. Ky punim ka për qëllim të hedhë dritë mbi situatën aktuale në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, sa i takon trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues. Kjo gjë do të arrihet duke evidentuar nivelin e zbatimit të standardit të ndalimit të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri perballë standardeve Evropiane.
Metodologjia e përdorur do të konsistojë në përshkrim, hulumtim, analizë dhe krahasim, duke e ndarë punimin në dy perspektiva: atë të kuadrit ligjor ndërkombëtar, dhe atë të kuadrit ligjor vendas. Analiza e standardeve mbi ndalimin e trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, do të shërbejë për të arritur më pas në krahasim të këtyre dy perpsektivave me aktualitetin në institucionet e vuajtjes së dënimit, për të kuptuar sesi qëndron situata. Punimi do të përfundojë me gjetjet përkatëse duke berë dhe rekomandime të vlefshme mbi to.