Abstract:
Punimi trajton konceptin e mirëqeverisjes në kontekstin institucional dhe ligjor të Shqipërisë, duke e analizuar atë në raport me standardet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Qëllimi kryesor është analizimi nëse kuadri ligjor shqiptar është në përputhje me parimet e mirëqeverisjes si transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja qytetare, efikasiteti dhe sundimi i ligjit. Punimi bazohet në një metodologji analitike dhe krahasuese, duke përdorur burime ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, dokumente strategjike dhe raporte të institucioneve evropiane dhe organizatave si OECD dhe SIGMA.
Nga analiza e kryer rezulton se Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, sidomos në fushën e konsultimit publik, menaxhimit të konfliktit të interesit dhe transparencës institucionale. Megjithatë, zbatimi praktik mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve institucionale, mungesës së kulturës së llogaridhënies dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme.
Punimi mbyllet me rekomandime konkrete për përmirësimin e mirëqeverisjes në Shqipëri, përmes forcimit të mekanizmave të kontrollit, rritjes së përfshirjes qytetare dhe garantimit të pavarësisë institucionale në proceset vendimmarrëse.