Abstract:
Reforma në drejtësi është një nga hapat më të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pasi ndikon drejtpërdrejtw te besimi i qytetarëve tek drejtësia. Qëllimi i saj është të rrisë pavarësinë e sistemit dhe të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe magjistratëve, si dhe të luftojë korrupsionin. Në Shqipëri, kjo reformë ka nisur në vitin 2016 dhe konsiderohet si një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Në këtë punim do të analizohen arritjet dhe dështimet e reformës, duke u mbështetur në statistika dhe fakte konkrete. Një pjesë e veçantë do t’i kushtohet ndikimit që ka pasur reforma në besimin e publikut dhe punën e institucioneve të reja, duke dhënë një pasqyrë reale të ecurisë së saj deri në vitin 2025. Gjithashtu, do të jepen disa rekomandime për të ruajtur pavarësinë e sistemit gjyqësor në të ardhmen.